Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit, kryebashkiaku i Libohovës shkon në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit, kryebashkiaku i Libohovës shkon
Leonard Hida para SPAK

Leonard Hida, kryebashkiaku i Libohovës është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisës së Posaçme. Ai u mor i pandehur nga SPAK më 18 mars, pasi akuzohej për shpërdorim detyre, gjatë kohës kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

"Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë".

Kështu u shpreh në atë kohë kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hida, i cili u tregua i gatshëm të largohej nga detyra.

Ka dyshime se Hida në kohën që ka pasur postin si drejtor i Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt përfitimit.

‘Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet’-thuhet në dosjen hetimore.

Operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Prokurorinë e Gjirokastrës, nisi datën 1 shtator 2021 ku dolën zbuluar plantacione me kanabis. Përfshirja e Hides në këtë çështje të jashtëligjshme doli në pah pas hetimeve intensive dhe transkriptimeve nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila nisi edhe procedim penal.

Duke qenë se u konstatua përfshirjen e zyrtarëve policor në aktivitetin kriminal, Prokuroria e Gjirokastrës shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen SPAK-ut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese