Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohet për grup të strukturuar kriminal, arrestohet Xhelal Rraja

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet për grup të strukturuar kriminal, arrestohet Xhelal Rraja
Xhelal Rraja

Ka rënë në prangat e policisë Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Xhelal Rraja ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, njofton policia.

Emri i Xhelal Rrajës doli nga operacioni i SPAK i zhvilluar në maj të këtij viti. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi urdhër-arreste për disa prej eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit, emrat e të cilëve kanë dalë në dritë pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”.

Në mesin e 50 personave që ishte lëshuar urdhër-arrest ishte edhe Emri i Xhelal Rrajës.

Xhelal Rraja akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të Arben Ndoka, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese