
Një 25-vjeçar, I.J., banues në Sarandë, është vënë në pranga sot, 17 janar, nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.”
Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë bënë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Njoftimi i plotë i policisë:
"Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura".
Dosja hetimore është tashmë në duart e Prokurorisë vendore, e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia ka deklaruar se për momentin detajet mbeten të rezervuara.
Hetimet vijojnë.