Hapësire reklamuese


Aktualitet

Akuza të tjera për Roven Zekën dhe oficerin e policisë gjyqësore, qytetari denoncon në Prokurorinë e Posaçme: Manipuluan provat për vrasjen e djalit tim

Shkruar nga Newsbomb
Akuza të tjera për Roven Zekën dhe oficerin e policisë
Roven Zeka

Një denoncim i ri ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zekës dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabakut, të cilët akuzohen sërish për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Sipas burimeve për media, bëhet me dije se Enver Sinakoli, babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016, me 3 të vrarë e disa të plagosur, ngjarje e cila edhe sot mbetet pa autor, është shprehur për Zekën së bashku me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë fshehur provat ndaj djalit të tij, në dy raste.

Gjithashtu, Sinakoli ka thënë arsyet përse nuk e ka denoncuar më parë si rast, pasi sipas tij ai nuk ka besim të institucionet e drejtësisë, si dhe ka theksuar se Zeka dhe i besuari i tij, Ulian Shpataraku, dilnin në terren në Elbasan me makina luksoze pa shenja dalluese dhe bënin aksione të paligjshme, pa urdhër prokurori.

Ndërkohë, në denoncimin e tij, kallëzuesi se ngjarja e datës 15 korrik të 2023-it ku djali i tij ishte duke udhëtuar në një automjet që drejtohej nga Marlen Goxhaj, është rasti i parë që është manipuluar, ndërsa shpreh se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor.

Ndërsa, për Edison Tabakun ka thënë se pa pasur një urdhër prokurori ka bërë një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Ndër të tjera, Sinakoli ka treguar dhe rastin e dytë që e lidh me datën 19 shtator të 2023-it ku Marlen Goxhaj po udhëtonte me mjetin e tij, kur policia pretendon se i ka bërë shenje të ndalonte, por ai ka refuzuar.

Për këtë rast, ai shpreh se nuk ka qenë asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që ai të dallonte që ishte policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese