Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër

Shkruar nga Newsbomb
Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Reshat Arbana

Aktori i njohur dhe ikona e kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana, i është nënshtruar këtë të shtune një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale informon se aktori shqiptar iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër.

Ekipi mjekësor i Spitalit Universitar “Nënë Tereza”, përmes një terapie moderne i vendosën Arbanës tre sonda elektrike në zemër, të cilat realizojnë sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe përmirëson funksionin e saj.

Kjo ndërhyrje e vështirë kirurgjikale u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierëce të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e aktorit është stabël, por vijon të jetë nën kujdesin mjekësor.

Aktori i njohur shqiptar prej vitesh vuan nga një sëmundje e zemrës dhe për këtë arsye ai gjithmonë ka qenë nën kontrollin e mjekëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese