Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksioni RENEA-s në Pogradec, Gjykata e Korçës merr vendimin për 6 të arrestuarit

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni RENEA-s në Pogradec, Gjykata e Korçës merr vendimin
Pamje nga aksioni ne Pogradec

Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për 6 personat e arrestuar më 17 janar pas një operacioni blic të zhvilluar nga forcat RENEA dhe policia për goditjen e krimit, armëmbatjen pa leje dhe shitjen apo prodhimin e lëndëve narkotike.

Nga ky aksion policor ranë në prangat e policisë 6 persona: Fatjon Bono, Eris Cekani, Aldi Hoxha, Denis Xhemollari, Arbi Berberi dhe Enxhi Xhemollari.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg’’ për Fatjon Bono, Eris Cekani dhe Aldi Hoxha, ndërsa ka lënë në “arrest shtëpie” Denis Xhemollarin. Për Arbi Berberin dhe Enxhi Xhemollarin autoritetet kanë vendosur masën ‘’detyrim paraqitje’’.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 20.01.2025 ora 09:30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve F.B, E.Ç, D.Xh, A.B, E.Xh, A.H, ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit E.Ç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3 i Kodit Penal.

3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit D.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.B i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit E.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit A.H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.

Në operacion morën pjesë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Në kuadër të operacionit, është ushtruar kontroll në banesat e 28 personave, në automjete dhe ambiente të ndryshme, ku janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese