
Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.
Sipas njoftimit, arrestimi i tij u bë i mundur pas një kontrokki në binzesin Bar Kafe të familjes, i cili rezultonte i palicensuar, dhe ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në lokal, u sekuestrua një armë e ftohtë e llojit thikë, një telefon celular, si dhe shumat monetare prej 612,700 lekë dhe 550 euro të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Ndëkrohë, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 efktivë policie për “Shpërdorim detyre” edhe punonjësit e policisë (vëllai dhe babai).
Njoftimi:
Elbasan-AMP arreston në flagrancë një shtetas dhe procedon në gjendje të lirë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, arrestoi në flagrancë shtetasin F. D., 25 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore etj”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, ndërsa u proçeduan në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre” edhe punonjësit e policisë (vëllai dhe babai);
1. Inspektor G. D., 28 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Përrenjas
2. Inspektor H. D., 63 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Peqin.
Arrestimi i shtetasit F. D. u krye pasi nga kontrolli i biznesit Bar Kafe në pronësi të familjes, i cili rezultonte i palicensuar, u siguruan prova dhe fakte që ata e kishin përshtatur ambjentet e këtij biznesi për organizimin e palejuar të lojërave të fatit.
Nga kontrolli i ushtruar në biznesin Bar Kafe, u sekuestrua një armë e ftohtë e llojit thikë, një telefon celular, si dhe shumat monetare prej 612,700 lekë dhe 550 euro të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.