Kontrolli tatimor ka lajmëruar një sërë aksionesh të cilat do të kryen për 7000 biznese të vlerësuara nga kjo administrarë si biznese me risk të lartë për mosdeklarimin e pagave.
Ky njoftim është dhënë nga vetë institucioni në rrjete sociale teksa i bën thirrje të gjithë bizneseve të bëjnë deklarimet e pagave reale në total, në mënyrë që të përjashtohen nga lista e riskut të lartë.
“Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.
Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre! Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor".
Kujtojmë që ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili lajmëroi nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit me qëllim deklarimin real të pagave në të gjithë bizneset e regjistruara në Shqipëri. Insitucioni tatimor deklaroi se 9 mijë biznese në fillim të nëntorit, kanë rritur fondin e pagave me 1.25 miliardë lekë.
Administrata Tatimore ka publikuar shifrën e 37 mijë bizneseve të cilët paraqiten me riks të lartë në fushën e informalitetit ndërsa vetëm 7 mijë prej tyre do t’i nënshtrohen këtij aksioni të kontrollit tatimor.