Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksidentohet rëndë shqiptari, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një pemë ulliri

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentohet rëndë shqiptari, humb kontrollin e mjetit dhe
Policia greke

Një burrë 42-vjeçar me origjinë shqiptare është në gjendje kritike në një spital të Kretës pas një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në Mesohori, Komuna Arhana Asterousia, Kretë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti bujqësor që ai drejtonte doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me një pemë ulliri.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku mori të plagosurin dhe e dërgoi në spital për trajtim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese