Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentohet efektivi i Policisë në Sarandë, mjeti përfundon jashtë rrugës

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentohet efektivi i Policisë në Sarandë, mjeti përfundon
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin Sarandë –Kranë. Mësohet se në këtë aksident është përfshirë një efektiv Policie.

Sipas njoftimit të bluve të Sarandës  mësohet se inspektori me ininciale D.M, duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Nga kryerja e testit të alkoolit efektivi rezultoi se nuk ishte në gjendje të dehur. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese