Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentohen turistët në Majën e Jezercës, dyshohet për viktima

Shkruar nga Newsbomb

Aksidentohen turistët në Majën e Jezercës, dyshohet për

Disa turistë bullgarë kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet pasi janë bllokuar dhe aksidentuar në afërsi të majës së Jezercës.

Paraprakisht dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, por është ende e pakonfirmuar për shkak të mungesës së kontaktit me ta. Në ndihmë të tyre u kanë shkuar menjëherë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie, por edhe banorë të Thethit dhe Valbonës.

Mali i Jezercës është maja e dytë më e lartë në Shqipëri pas malit të Korabit dhe prej vitesh është kthyer në atraksion për personat e apasionuar ndaj alpinzmit. Një ngjitje e plotë për në maje zgjat rreth 14 ore, kjo për shkak edhe të terrenit të vështirë. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese