Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kanada, humb jetën 25 vjeçarja shqiptare, familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik në Kanada, humb jetën 25 vjeçarja shqiptare,
Agnesa Shukulli, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik i ndodhur më 20 janar në Toronto të Kanadasë, i mori jetën 25-vjeçares shqiptare, Agnesa Shukulli.

Agnesa ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me bashkëjetuesin e saj nga Shkodra kur makina e tyre përfundoi në liqenin e ngrirë të Ontarios pranë Lakeshore Boulevard East.

Në momentin që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, policia e ambulanca, njëri prej tyre është gjetur në çatinë e makinës ndërsa tjetri ishte brenda në automjet.

25-vjeçarja së bashku me personin tjetër janë dërguar urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por Agnesa nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Agnesa Shukulli jetonte në Kanada që prej vitit 2021 teksa iu bashkua motrës së saj, Anxhela. Përtej dhimbjes së madhe për humbjen e fëmijës së tyre, familja Shukulli po përballet dhe me një tjetër sfidë, të mospasurit mundësi financiare për të sjellë në Shqipëri trupin e Agnesës.

Në këtë moment të vëshirë, prindërit e Agnesës i janë drejtuar shqiptarëve për ndihmë sado pak të vogël nëpërmjet një llogarie në GoFoundMe për të plotësuar shumën e nevojshme për transportimin e trupit të pajetë të 25-vjeçares drejt Shqipërisë.

Linku i llogarisë GoFoundMe: https://www.gofundme.com/f/with-heavy-hearts-we-remember-agnesa-shukulli 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese