Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti tragjik në aksin Borsh-Fterrë, blutë japin DETAJET: Drejtuesi i makinës ishte vetë polici që humbi jetën

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik në aksin Borsh-Fterrë, blutë japin DETAJET:
Pamje nga aksidenti

Një aksident që ndodhi ditën e djeshme në aksin Fterrë-Borsh të Sarandës ku një makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga, shkaktoi vdekjen e policit Eduart Maçi, ndërsa sot policia ka njoftuar detajet e reja.

Sipas bluve, drejtuesi i automjetit ishte vetë polici, 58-vjeçari Eduart Maçi, i cili humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:00. Një mjet tip "Toyota" doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor. 

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi nga veprimet hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur një ditë më parë, në aksin rrugor “Fterrë-Borsh”, rezultoi se drejtuesi i automjetit tip “Toyota”, që doli nga rruga, ka qenë shtetasi E. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili humbi jetën në vendngjarje. 2 pasagjerët, shtetasit R. Xh., 59 vjeç, banues në Sarandë dhe V. Th., 76 vjeç, banues në Lukovë, janë jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese