Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti në Prrenjas, ndërron jetë te “Trauma” 24-vjeçarja, në pranga shoferi

Shkruar nga Newsbomb

Aksidenti në Prrenjas, ndërron jetë te “Trauma”

24-vjeçarja që ndodhej prej 5 ditësh në koma, te spitali i Tramuës ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ajo mbeti e plagosur pas një akidenti të  rëndë rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku ishte pasagjere. Sakaq, policia ka ndaluar shoferin e mjetit, Jetmir Dacin.

Aksidenti në Prrenjas, ndërron jetë te “Trauma”
Jetmir Daci

"Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)," njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese