Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti në Këlcyrë u mori jetën 8 të rinjve! Arrestohen dy shkodranë

Shkruar nga Newsbomb

Aksidenti në Këlcyrë u mori jetën 8 të rinjve!

Të tjera detaje kanë janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë. Në pranga ka përfunduar 26 vjeçari Agustin Gjeta dhe është ndaluar 23-vjeçari Ramazan Dekovi, të dy nga Shkodra.

Ata akuzohen për veprën penale 298/3 te Kodit Penal, për ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Deri më tani janë zbuluar identitetet e 3 nga 8 viktimave të aksidentit të djeshëm, ndërsa për të tjerët është i pamundur identifikimi. Mosha e viktimave të gjetur në makinën e coptuar është poshtë 30 vjeç dhe të gjithë klandestinët kane qenë nga Palestina. Po ashtu për të bërë të mundur identifikimin e viktimave të tjerë po bashkëpunohet me Interpolin.

Mjeti me të cilin 7 emigrantët e paligjshëm po udhëtonin, drejtohej nga një shkodran i identifikuar si Edison Bregaj.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të marte. Edison Bregaj, po transportonte 7 emgirantë të cilët kishin hyrë në vendin tonë nga një vend i BE-së në mënyrë ilegale.  Në momentin që shoferi i mjetit tip “Benz” pa se u pikas nga patrulla e policisë në këtë aks rrugor, me shpejtësi shumë të lartë, 200 km në orë,  u përpoq që t’iu shpëtonte.

Mirëpo, fatkeqësisht nga shpejtësia e lartë ai humbi kontrollin mbi mjetin duke dalë kështu nga rruga dhe përfundoi në anë të lumit Vjosa.

Nga pamjet që Newsbomb.al solli më herët automjeti me të cilin po udhëtonin 8 viktima ishte shkatërruar plotësisht.

Aksidenti në Këlcyrë u mori jetën 8 të rinjve!

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar sot edhe Avokati i Popullit dhe thekson se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.

"Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë.

Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë," shkruan Avokati i Popullit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese