Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti me dy viktima, dëshmitari rrëfen momentin kur zetori përfundoi në kanal: 21-vjeçari që vdiq ishte hallexhi

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti me dy viktima, dëshmitari rrëfen momentin kur zetori
Deshmitari

Një aksident tragjik u shënua ditën e sotme në Fushë Kuqë të Kurbinit, ku humbën jetën dy persona. 60-vjeçari, Ismajl Ismaili, humbi drejtimin e mjetit bujqësor zetor, dhe si pasojë gjetën vdekjen e menjëhershme vetë ai si dhe pasagjeri, një 21-vjeçar.

Një nga dëshmitarët ka treguar për mediat momentin tragjik ku zetori ku ndodhej Ismaili dhe 21-vjeçari me ininciale Gj.M, përfundoi në kanal.

Banori i zonës tregoi se kishte qënë djali i tij, i cili kishte hyrë në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, mirëpo dy personat fatkeqësisht kishin humbur jetën.

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” tha banori i zonës.

Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia me zetor për të shkuar të punojë tokën dhe 21 vjeçari pasagjer ishte punëtori i tij.

“Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal”, njoftoi policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese