Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, habit eksperti: Nëse i ka ndjekur, policia ka gabuar shumë rëndë

Shkruar nga Newsbomb

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, habit eksperti: Nëse i ka

Një aksident i frikshëm i mori jetën mëngjesin e të martës 8 personave në Këlcyrë. Automjeti me 7 emigrantë të paligjshëm bashkë me shoferin shkodran doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Vjosa.

Në lidhje për këtë ngjarje ka folur edhe eksperti rrugor Gëzim Hoxha, i cili tha se nëse policia i ka ndjekur ka gabuar rëndë. Sipas tij, policët kanë mësuar dhe janë trajnuar që në një garë makinash nuk ke pse ta ndjekësh, pasi ka vend tjetër për t’i kapur.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, eksperti tregoi se shkaku i aksidentit ka qenë paniku që përfshiu drejtuesin e mjetit.

 “Aty ka nevojë që të analizohet fakti se përse ky drejtues mjeti u përfshi në panik, pra kjo kërkon analizën e një psikologu. Pasi një njeri që përfshihet në panik ka të bëjë me një frikë shumë të madhe të tij që ka këtë lloj pasoje.

Problemi qëndron në faktin se drejtuesi i mjetit ishte tashmë i përfshirë në një vepër penale, që është trafiku i paligjshëm i emigrantëve dhe ndaj ai është trembur, sepse ka pasur parasysh pasojat që i vinin mbrapa kësaj vepre penale.

Nëse policia po i ndiqte nga mbrapa, kjo është shumë e gabuar, sepse ata kanë mësuar dhe janë trajnuar që në një garë makinash nuk ke pse ta ndjekësh, pasi ka vend tjetër për t’i kapur.

Pra, kjo duhet parë në këndvështrimin human.

Pra, aksidenti në fjalë është i mbushur me shumë dilema, dhe ende nuk dihen shkaqet e vërteta se pse mjeti doli nga rruga”, tha eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese