Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti me 8 viktima, drejtori i Policisë Gjirokastër sqaron: Mjeti u ndoq se po ecte me shpejtësi të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti me 8 viktima, drejtori i Policisë Gjirokastër sqaron: Mjeti
Drejtori i Policisë së qarkut Gjirokastër, Ardian Çipa

Drejtori i Policisë së qarkut Gjirokastër, Ardian Çipa përmes një deklarate ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku një automjet i cili po transportonte 7 klandestinë ra nga lartësia 200 metra në anë të lumit Vjosë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasi shoferi i automjetit, pikasi që po ndiqen nga policia, me shpëjtësi mbi 200 km/në orë u përpoq të largohej derisa humbi kontrollin e makinës dhe ra.

Ardian Çipa ka shpjeguar manovrat që janë bërë nga drejtuesi i mjetit në përpjekje për t’i iku policisë, para se të përfundonte buzë lumit Vjosa.

Rreth orës 02:20 të datës 2 prill në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit policor Këlcyrë ka hasur një automjet, i cili po vinte me shpejtës tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë dhe është kthyer menjëherë në drejtim të Përmetit.

Patrulla e policisë, e cila ishte me shërbim për kontrollin e territorit në aksin Përmet-Këlcyrë, me automjetin e vet e ka ndjekur deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Automjeti ka rënë në afërsi të lumit Vjosa”, - tha ai.

Ardian Çipa shtoi se drejtuesi i automjetit dyshohet se është nga Shkodra.

“Paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i automjet është nga qyteti i Shkodrës, kurse personat e tjerë dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm. Nuk mund të japim një konkluzion sa i takon shpejtësisë së automjetit. Jemi ende duke kryer veprimet në vendngjarje. Numri i viktimave është i lartë dhe po merren shumë prova për të sqaruar në mënyrë të plotë.”

Sa i përkest klandestinëve, mësohet se janë nga vende të ndryshme pasi ende nuk janë identifikuar trupat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ende policia, prokurori, si edhe Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese