Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti masiv në Durrës, pas disa orësh heshtje reagon policia

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti masiv në Durrës, pas disa orësh heshtje reagon policia
Pamje nga aksidenti

Policia e Durrësit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që u regjistrua sot në aksin rrugor "Plepa-Kavajë", ku 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Uniformat blu bëjnë ne dije se kanë shkuar në spital për ndihmë mjekësore vetëm 6 persona. Raportohet se një nga të plagosurit, një grua 61-vjeçe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

"Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H. Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën," njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese