Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Sarandë, DEL FOTO: Ky është polici që humbi jetën

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti i rëndë në Sarandë, DEL FOTO: Ky është
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në aksin rrugor Borsh-Fterrë. Si pasojë humbi jetën efektivi i Policisë, 56-vjeçar Eduart Maçi.

Në momentin që ndodhi ngjarja Maçi ndodhej në automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonin edhe tre shtetas të tjerë.

Fatkeqësisht efektivi, punonjës në Policinë Kuftare Sarandë, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dy persona e tjerë ndodhen në spital, në luftë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.

Aksidenti i rëndë në Sarandë, DEL FOTO: Ky është
Eduart Maci

“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra. Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes”, njoftoi Policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese