Gazetari Mentor Kikia ka thënë fjalën e tij në lidhje me aksidentin e rëndë në Këlcyrë, ku si pasojë humbën jetën 8 persona, 7 emigrantë dhe shoferi i mjetit.
Mjeti me të cilin 7 emigrantët e paligjshëm po udhëtonin, drejtohej nga një shkodran i identifikuar si Edison Bregaj, kur policia i ka bërë shenjë, shoferi ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të arratiset.
Në lidhje me këtë ka pasur shumë komente në rrjetet sociale, të cilët shprehen se nëse policia s’do i kishte ndjekur ndoshta 8 personat do kishin shpëtuar.
Gazetari shkruan se policia ka bërë punën e vet dhe nuk mund të dinte nëse në makinë kishte drogë, kriminelë, armë apo klandestinë.
Postimi i plotë i Mentor Kikias:
Po policia çfare faji ka ketu?
Me bene pershtypje sot disa shkrime dhe komente lexuesish ne rrjet, lidhur me aksidetin tragjik ne Kelcyre:
Thelbi eshte i njejte:
-Po te mos i kishte ndjekur policia, ata do te ishin gjalle tani.
-Pse duhej ti ndalonte policia, ti linte te iknin, njerez fatkeqe…
-I luftoi krimet e tjera policia e mbeten klandestinet e shkrete qe vijne nga Siria, etj etj.
Me duket logjika me e palogjikshne kjo:
Se pari: Ora 2 e mengjesit, nje makine qe ecen me shpejtesi. Policia i ben shenje te ndaloje e ajo shton shpejtesine. Cfare duhet te beje patrulla e policise?
Ku mund ta dije patrulla se brenda makines ka klandestine fatkeqe e nuk ka droge, arme, kriminele ne kerkim, e cdo gje tjeter te paligjshme? Ne fund, edhe trafiku i klandestineve eshte i paligjshem.
Po sikur ne ate makine te kishin qene disa te arratisur nga burgu, te cilet policia i pershendeti e u tha: Hej çuna, kujdes rruges se s’ka ndricim. Cfare do te thonim ne sot?
Policia ka bere detyren them une. E kunderta do ishte shkelje.
Ndaj mendoj se edhe akuzat dhe kritikat ti ruajme kur jane me vend, sepse duke i bere vend e pa vend, nuk zene vend e nuk bejne efekt.