Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti i frikshëm në Vlorë, vdes tragjikisht shoferi 24-vjeçar, plagoset shoku i tij

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti i frikshëm në Vlorë, vdes tragjikisht shoferi
Dotomontazh: Pamje nga aksidenti

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksidentin e frikshëm të regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në bypass-in e Vlorës.

Sipas njoftimit të bluve të Vlorës mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kaninë, ku shtetasi me ininciale I.P, 24 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, fatkeqësisht 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri një tjetër i ri, vetëm 23-vjeç, ka mbetur i plagosur.

“Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herë Newsbomb.al solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihej makina e kthyer përmbys, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë dy të rinjtë kishin përfunduar jashtë automjetit.

Aksidenti i frikshëm në Vlorë, vdes tragjikisht shoferi
Pamje nga aksidenti ne Vlore

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese