Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën drejtuesi i motorit

Shkruar nga Newsbomb

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kote. Një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar një përplasje të fortë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit, rreth 30 vjeç ka humbur jetën. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese