Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Pogradec, përplaset për vdekje 55-vjeçari, shoferi e lë të vdekur në mes të rrugës dhe largohet

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Pogradec, përplaset për vdekje
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel ku një person ka humbur jetën në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.

Burime për mediat bëjnë me dije se 55-vjeçari i identifikuar si Ilir Mimini ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia po këqyr kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë këtij aksi rrugor për të bërë të mundur identifikimin e tij.

“Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht. 55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit  si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese