
Dy kushërinjtë shqiptarë, Klisi dhe Simon Dreshaj nga Rapsha e Hotit kanë mbetur viktima të një aksidenti tragjik të ndodhur dy ditë më parë në Kanada. Mediat atje shkruajnë se ata janë përfshirë në një aksident të trefishtë në qytetin e Mississauga.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 21:50 në kryqëzimin e rrugëve Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road. Dy kushërinjtë shqiptarë kanë qenë në një veturë të bardhë dhe një mjet tjetër u ka prerë rrugën.

Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst. Tyler Bell-Morena, në të cilin ndodheshin Klisi dhe Simon Dreshaj.
"Dy meshkujt e rritur në sedanin e bardhë janë të dy të vdekur, tha policia. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri iu nënshtrua plagëve të rënda në spital", raporton transmetuesi publik kanadez CBC.
Në zonë është krijuar trafik i rënduar si pasojë e aksidentit dhe në ngjarje është përshirë dhe një makinë e tretë. Veç dy shqiptarëve që kanë mbetur viktima, ka pasur dhe të lënduar të tjerë por ata kanë plagë të lehta.

Edhe komuniteti shqiptar në Kanada, në zonën e Ontarios ka reaguar për dy të rinjtë që humbën jetën.
"Humbin jetën tragjikisht në një aksident rrugor 2 të rinj shqiptarë në Mississauga /ONTARIO. Klisi dhe Simon Dreshaj nga Rapsha e Hotit janë ndarë nga jeta pas një aksidenti fatal mëngjesin e sotëm! Pushofshi në paqe", thuhet në njoftim.

