Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, ky është shqiptari që humbi jetën pasi ra nga çatia ku po punonte (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Itali, ky është shqiptari që humbi
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën e Frosinones në Itali ku një shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane mësohet se 53-vjeçari Lulzim Bulci ka ndërruar jetë pasi struktura e betontit të çatisë ku ishte duke punuar u shemb.

Dy punëtorët, Bulci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash. Fatkeqësisht, 53-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori tjetër u dërgua në spital ku dhe është duke luftuar për jetën.

Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Aksident tragjik në Itali, ky është shqiptari që humbi
Lulzim Bulci

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese