Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Britani, humb jetën i riu shqiptar, punonte si hidraulik (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Britani, humb jetën i riu shqiptar, punonte si
24-vjeçari shqiptar dhe aksidenti në Britani

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik. 24-vjeçari shqiptar i identifikuar si Robert Morina humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur më 31 maj në Henly të Britanisë së Madhe, por ditën e sotme mediat britanike kanë zbardhur identitetin e shqiptarit.

I riu shqiptar Robert Morina, i cili punonte si hidraulik ndërroi jetë nga një dëmtim që mori në kokë nga aksidenti.

Lidhur me aksidentin, policia arrestoi 5 persona. Dy djem 17-vjeçarë u arrestuan me dyshimin se shkaktuan vdekjen për shkak të manovrave të rrezikshme në rrugë, por më vonë u liruan. Po ashtu, tre të rinj të tjerë, të moshës 21, 22 dhe 25 vjeç, me po të njëjtën akuzë, si dhe për trafik droge. Por edhe ata u liruan, megjithëse mbahen nën hetim.

Aksident tragjik në Britani, humb jetën i riu shqiptar, punonte si
Robert Morina

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese