Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.
Ishin dy mjete, një BMË dhe një “Audi” të cilët u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një prej shoferëve, të identifikuar si Aurel Cipi.
Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMË”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.