
Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pak çaste pas mesnate teksa një 60-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes me një fadromë.
Ngjarja ka ndodhur pranë aeroportin e Vlorës ndërsa viktima, një shofer kamioni, u godit gjatë orarit të punës. Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë.
Në pranga është vendosur drejtuesi i fadromës ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit. Sakaq policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur plotësisht shkaqet që shkaktuan aksidentin e rëndë.
Sondazh
Poll