
Foto ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të Patokut në Kurbin.
Sipas raportimeve dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Të plagosurit mësohet se ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sondazh
Poll