
Një aksident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një shofer ka përplasur me mjetin e tij dy gra dhe dy fëmijë të mitur.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur.
“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.