Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme te Pylli i Sodës në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor.
Burime për media bëjnë me dije se një makinë me disa turistë, shtetas të huaj, është përplasur me një person që po lëvizte me motor.
Si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur qytetari që lëvizte me motor, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sondazh
Poll