Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ndoc Mazi”, ku drejtuesi 46 vjeçar i automjetit ka përplasur një motorr.
Si pasojë e kësaj përplasje është plagosur rëndë, 56 vjeçari, i cili drejtonte motomjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur në mënyrë të menjëhershme shërbimet e emergjencës, të cilët kanë marrë 56 vjeçarin e lënduar për t’a dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndiihmë të specializuar mjekësore.
Gjithashtu, forcat e policisë ndodhen në vend dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
Sondazh
Poll