
Pamje nga aksidenti
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të Gurit të Kuq. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një fugon është përplasur me një automjet tip “Opel”.
Si pasojë e këtij aksidenti nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë siç shihet dhe në foto nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll