
Një aksident me pasojë plagosjen e një 40-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit. Sipas raportimeve një automjet me drejtues B.M., 59 vjeç ka përplasur motomjetin me drejtues E.M., 40 vjeç.
Për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Sondazh