
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një motomjet është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zhan D’ark” teksa automjeti me drejtues shtetasin L. M. është përplasur me motorrin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer A. M.
Momentalisht shoferi dhe pasagjeri i motorit ndodhen në spital teksa i janë nënshtruar ndihmës mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.