Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident në Korçë! Makina përplas këmbësoren 48-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Korçë! Makina përplas këmbësoren
Pamje nga vendi i ngarjes, automjeti qe perplasi gruan

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një 48-vjeçare.

E plagosura me ininciale L.M, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të mjetit, shtetasin T.I, 40 vjeç.

"Rreth orës 16:55, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed