Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Fier. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 10:00 në Kafaraj, shtetësja me ininciale M.B, 34 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë 34-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.