Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Elbasan, plagosen dy persona
Foto ilustruese nga aksidenti

Dita e sotme ka nisur me një aksident rrugor në Elbasan, teksa dy makina janë përplasur pranë Metalurgjikut. Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ku po heton shkaqet e aksidentit. Automjetet janë përplasur kokë më kokë, duke bërë që njëri prej tyre të përfundojë në trotuar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, megjithatë uniformat blu po punojnë për të rregulluar trafikun, pasi njëri prej automjeteve të aksidentuar ka mbetur në mes të rrugës.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese