
Foto ilustruese
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ja ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën "Azem Hajdari".
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me motor.
Mësohet se i moshurari është dërguar menjëherë me autoambulancë në spital, pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe trup, ndërsa bëhet me dije se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa policia në vendngjarje po punon për punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll