Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Berat, plagosen 4 persona, anëtarë të së njëjtës familje

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Berat, plagosen 4 persona, anëtarë të së
Pamje nga aksidenti

Një aksdent i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Berat-Lushnje në afërsi të fshatit Moravë. Burime për media bëjnë me dije se një automjet tip “Toyota” i ka ndërprerë rrugën një makine me targa gjermane ku po udhëtonin një familje shqiptare.

Drejtuesi i automjetit, Ervis Berberi ka tentuar që të shmangë përplasjen me Toyotën por ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dukë bërë që makina të kthehet përmbys.

Si pasojë e këtij aksidenti, është lënduar Berberi bashkë me familjarët e tij që ndodheshin brenda në makinë, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur 14 dhe 9 vjeç.

Ato janë dërguar për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin rajonal të Beratit, ndërsa mësohet se kanë vetëm shembje trupore dhe gjendja e tyre është drejt përmirësimit.

Ndërkohë, shoferi i Toyotas, Brahim Agalliu është shoqëruar në polici për të deklaruar rrethanat e kësaj ngjarje, teksa ai nuk ka rezultuar se ka qenë nën efektin e lëndëve alkoolike apo të tjera.

Grupet e hetimit ndodhen në vendngjarje, ndërsa po hetohen shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese