Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë zonës së njohur si "Pushimi i Shoferit." Përplasja ka ndodhur midis dy automjeteve, një ‘Benz’ dhe një ‘Volkswagen’.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti u shkaktua nga një manovër e gabuar gjatë parakalimit dhe mosmbajtja e distancës së sigurisë nga drejtuesi i ‘Benz-it’. Si pasojë, ‘Benz-i’ u përplas nga pas me ‘Volkswagen-in’.
Nga përplasja, drejtuesi i mjetit ‘Benz’ ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për trajtim. Policia dyshon se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë e ‘Benz-it’ dhe mosruajtja e distancës.
Sondazh
Poll