Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas njoftimi të Policisë mësohet se një autobus është përplasur me bordurën anësore të betonit, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve.
Si pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri, një 56-vjeçar me ininciale B.D, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.
Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.