Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, plagoset drejtuesja e njërit prej automjeteve

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, plagoset drejtuesja e
Foto nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur. 

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit. Bëhet me dije se drejtuesja e njërës prej automjeteve, ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese