Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”, mjeti del nga rruga, dy të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”, mjeti del nga rruga,
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku shtetasi me ininciale P.A, ka hubur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi si dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese