Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Dardhë, një grua në gjendje të rëndë shëndetësore

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Korçë-Dardhë, një grua në
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dardhë të Korçës. Sipas informacioneve, një automjet tip “Jeep” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët kanë qenë në makinë në momentin e që ka ndodhur aksidenti.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ndërkohë që burime bëjnë me dije se gruaja është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet policore të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese