Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 56-vjeçari gjerman përplas këmbësoren

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 56-vjeçari gjerman
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një 38-vjeçareje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas raportimeve, një mjet tip BMW me drejtues shtetasin gjerman M.W., 56 vjeç, ka përplasur këmbësoren Z.I., 38 vjeçe.

E plagosura është dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese