
Pamje nga aksidenti
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur Grizë.
Burime për media bëjnë me dije se dy automjete, të tipit “Audi” dhe një “Ford”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat është kthyer përmbys.

Përpos dëmeve materiale, në këtë aksident janë shënuar edhe disa të plagosur, të cilët ndodheshin në mjet në kohën kur makinat janë përplasur. Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll