Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot -Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është shtetasi Hamit Gabili, 65 vjeç nga Kruja.
Sipas policisë, 65 vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën, teksa është përplasur nga një trailer në rrugën e fabrikes se çimentos.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit, ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.