Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident me vdekje në Laç, 24-vjeçari përplas në rrugë të moshuarën

Shkruar nga Newsbomb
Aksident me vdekje në Laç, 24-vjeçari përplas në
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është shënuar këtë të hënë në Laç. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 12:20 një 24-vjeçar ka përplasur për vdekje 72-vjeçaren e cila ishte duke kaluar rrugën.

Si pasojë fatkeqësisht e moshuara me ininciale M.Gj, humbi jetën, ndërkohë i riu u shoqërua nga Policia në Komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

“Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kurbinit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese